DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Francesko Petrarka : Kuriozitete nga jeta e nje nder figurave kryesore te Rilindjes Evropiane

Shpërndaje

Françesko Petrarka ( 1304  –  1374) është një nder figurat kryesore te Rilindjes Evropiane. Ne shekujt e humanizmit  Evropian ai u njoh si një latinist i mrekullueshem, autor librash, traktatesh e vellimesh mjaft te cmuara për kohën, për te cilat punoi me seriozitetin me të madh.

Në rremujen e ngjarjeve politike qe tronditen Firencen ashtu si shumë qytete te tjera italiane te shekullit XIV, i ati i Petrarkes, me profesion noter, debohet nga Firencja. Prandaj Petrarka lindi larg Firences, në Areco, në korrik 1304. Mbas një viti, familja shperngulet ne qytetin e Pizes ke qëndron deri me 1311 e mandej vendoset ne Provansen franceze, ne Avinjon, ku u transferua perkohesisht selia e Papëve (nga viti 1305 deri me 1377) dhe ku i ati i Petrarkes fitoi një post qe i pershtatej. Provansa asokohe qe  djepi i poezise lirike. Petrarka i ri studioi gramatikë, retorikë e dialektikë dhe pastaj u shkollua për drejtësi ne Montpelje. Me pas, ne Universitetin e Bolonjes u thellua ne studimin e autoreve te antikitetit, por edhe te autoreve te rinjë italianë të “të ëmblit stil i ri”.

Petrarka rikthehet ne Avinjon, ku mbas vdekjes se te atit hyn ne urdhërin kishtar franceskan. Njekohesisht, ai fiton ne hierarkine e kohës një post te nderuar, me mjaft perfitime morale e financiare. Me sa duket, kontët, mbretërit dhe vetë Papa disa herë kerkuan ndermjetesine e tij për te rregulluar çështje te rëndësishme. Ne seline e Papeve ne Avinjon, Petrarka fitoi fame te madhe, si njeri i dijës e i kulturës, po edhe si poet i pakrahasueshem, çka e dëshmon kurorezimin e tij si “princ i poeteve” me 1341, ditën e pashkeve, ne pallatin e Kapitolit ne Rome.

Vite me pas ai  vendos te kthehet ne atdhe ne Itali ku ai lidh miqesi me Bokacion, me te cilin kemben letra, libra, vërejtje reciproke. Sipas shkrimeve te kohes, vdekja e ze me koken mbi libra.

Kryevepra e tij eshte “Libri i Këngëve”

Kuriozitete nga Jeta e Francesco Petrarka

  • Petrarka arriti me durim ta pregatiste si bibliotekar te tij nje fshatar te varfer. Ai gjithe zell rrinte me sy hapur mbi doreshkrimet e poetit, i pastronte gjithnje nga pluhuri dhe nga myku.
  • I shndrisnin syte nga gezimi ,-thoshte Petrarka ,- kur I leshoja ndonje liber ne duar .

Fshatari kishte arritur te njihte te gjithe autoret e lashtesise dhe te kuptonte se cilat libra I duheshin poetit.

 

  • Miqte e Petrarkes ishin shume te shqetesuar nga etja e tij e pashuar per te lexuar, gje qe i demtonte shendetin.Nje miku i tij, ia mori celesat e bibliotekes. Disa dite me vone ia ktheu serishmi sepse mungesa e librave e demtoi edhe me shume.

 

  • Ne kohen e Petrarkes beheshin referendume dhe anketa midis letrareve dhe personave te shquar.Njehere u be nje ankete nese duhej te martohej nje letrar apo jo.Ia derguan kete ankete edhe Petrarkes,i cili u pergjigj ne menyre pohuese dhe duke shtuar:

“Studiuesit duhet te jene te forte qe te mbajne ne te njejten kohe peshen e studimeve dhe te gruas”

VARGJE NGA “LIBRI I KENGEVE”

Nga gjak fisnik, një jet’ e thjeshtë, e pastër,
E n’atë shpirt një zemër e kthjelluar;
Një bisk i ri tek druri i lulëzuar,
një ndjenj’ që hesht tek balli i saj i lartë.

Në të ka bërë vetë toka e pamatë
Një kryeëngjëll, një nimfë të vërtetë,
E denjë për lavde, e vyer shumë në jetë,
Të mrekullojë të hyjshmit poetë.

Në të Kupidi ka derdhur ndershmërinë,
Vetë bukurin’ ku çerdhen ka vërtet,
Edhe një vepër që në heshtje flet.

E syt’ e saj të bëjnë vetë çudinë:
Ta bëjnë drit’ natën e ditën errësirë
Dhe në farmak të thithësh ëmbëlsirë.

Ndër më të hijshmet gra të botës mbete,
E bukur fort, fytyrë e përkorë,
Dhe yjt e qiellit ti vet’ i bën minorë,
Çudit’ e botës ti i mban me vete.

Kupidi vet’ në vesh ç’më tha ca derte:
Kur ajo rron edhe jeta është e bukur,
Kur ajo vdes, gëzimi është zhdukur,
Një hiç jam un’, pa shpirt të kësaj jete.

Siç është natyra pa hënë dhe pa diell,
Pa ajër era e toka pa një fletë,
Ësht’ njeriu, kur fjalët dot nuk sjell.

Siç është deti pa peshq, pa vlerë, pa jetë,
Ashtu në botë do bëhej errësirë,
Nëse syri i saj do shuhej, mbetej ngrirë.

**********

BEKUAR QOFTË DITA, MUAJI E VITI

Bekuar qoftë dita, e muaji, e viti,

e stina, e koha, e ora, e çasti,

e fshati i bukur, e vendi ku i pashë së pari

ata sy të bukur që ma pushtuan shpirtin;

e bekuar qoftë ankthi i parë që më kaploi

dhe që e kuptova se kjo ishte Dashuria vërtetë,

e harku, e shigjeta që më mori në shenje,

e plagët që deri në thelb të zemrës më shkaktoi.

Bekuar fryma që kam shpenzuar

Duke thirrur femrën që dua,

E dihatjet, e lotët e përvuajtur,

e bekuar qofshin të gjitha letrat që kam shkruar

me të cilat e bëra për vete, dhe qoftë bekuar

mendja ku vetëm mendimin për atë kam ruajtur.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *