DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Disa fakte qe duhet te dini per VIKTOR HYGO

Shpërndaje

VIKTOR HYGO ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë shume dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX

Kuriozitete nga jeta e Viktor Hygo

“Nje femije paraqitet te botuesi me nje vellim me vjersha.Botuesi i pa vjershat dhe nuk kishte asnje deshire qe ti botonte.

  • E keni gabim – u pergjigj me krenari djaloshi –Une do te kisha bere me ju nje kontrate ku do te siguroja pronesine letrare per te gjitha veprat e mia te ardhshme.Keshtu juve ju iku fati nga dora.

Botuesi qeshi me ironi,ndersa djaloshi me doreshkrimin ne xhep doli i vrenjtur.

Ky femije ishte Viktor Hygo.”

****

Viktor Hygo nisi shume shpejt te shkruaje vjersha,qysh kur ishte ne kolegj.Kujdestari I konviktit e kishte ndaluar te shkruante.Nje dite e thirri ne zyren e tij dhe e qortoi sepse kishte gjetur ne raftin e tij disa faqe te mbushura me vjersha.

  • E di qe te kam ndaluar, – tha rrepte
  • Edhe une te kam dhene leje,- I tha djaloshi – qe te rremosh ne raftin tim ,prandaj jemi barabar.”

Shprehje të papërsëritshme nga Viktor Hygo

“Shpresa është fjala që Zoti e ka shkruajtur në ballin e çdo njeriu.”

“Për të krijuar të ardhmen, nuk ka asgjë më të mirë se sa një ëndërr.”

“Buzëqeshja e gëzimit është më pranë lotëve, se sa të qeshurës.”

“Asgjë tjetër në botë… as edhe të gjithë ushtritë, nuk janë më të fuqishme se sa një ide, të cilës i ka ardhur koha.”

Vargje nga Viktor Hygo

“Të dëshiroj në radhë të parë të duash”

 

Të dëshiroj në radhë të parë që të duash

e që, duke dashtë, gjithashtu të të duan.

E, nëse nuk është ashtu, të jesh i shpejtë në të harruar,

e pasi të kesh harruar të mos mbash mëri.
Dëshiroj, pra, që të mos jetë ashtu,

por po qe se është,  duhet të dish të jesh pa u dëshpëruar.
Të dëshiroj gjithashtu që të kesh miq, e që,

edhe nëse janë të këqinj e jokorrektë, të jenë guximtarë e besnikë,

e të paktën të kesh një te i cili të mund të besosh pa dyshuar.
Sepse jeta është kështu, të dëshiroj gjithashtu që të kesh armiq

. As shumë e as pak, në masën e duhur në mënyrë që,

ndonjëherë, ta vësh në pikëpyetje sigurinë tënde.
E që mes tyre, të ketë të paktën  një që të jetë i drejtë,

që të mos ndihesh tepër i sigurt.

Të dëshiroj për më tepër që të shërbesh,

por jo të jesh i pazëvendësueshëm.

Dhe që në momentet e këqija, kur mos të mbesë asgjë tjetër,

ai shërbim të jetë i mjaftueshëm për të të mbajtur në këmbë.

Po ashtu të dëshiroj që të jesh tolerant;

jo me ata që gabojnë pak, pasi kjo është e lehtë,

por me ata që gabojnë shumë dhe në mënyrë të parikuperueshme,

dhe që duke bërë një përdorim të mirë të asaj tolerance,

të shërbesh si shembull për të tjerët.
Të dëshiroj që duke qenë i ri të mos piqesh para kohe,

e që kur të jesh i rritur, të mos insistosh për t’u plakur,

e që kur të jesh i plakur mos t’i dedikohesh dëshpërimit.
Sepse secila moshë ka kënaqësinë dhe dhimbjen e vet

dhe është e nevojshme që t’i lejojmë që të rrjedhin në ne.

Të dëshiroj që kësaj udhe të trishtohesh, jo gjithë vitin,

por vetëm një ditë. Por në atë ditë të zbulosh që buzëqeshja ditore

është e mirë, që e qeshura që bëhet zakon është ushqim

dhe e qeshura e vazhdueshme është e dëmshme.
Të dëshiroj që të zbulosh me urgjencë maksimale,

pavarësisht gjithçkaje, se ekzistojnë e të rrethojnë

qenie të lodhura dhe të trajtuara padrejtësisht

dhe njerëz të palumtur.

Të dëshiroj që të ledhatosh një mace, të ushqesh një zog,

të dëgjosh një zog rrë fashku duke kënduar triumfalisht këngën e tij mëngjesore,

sepse në atë mënyrë do të ndihesh mirë pa ndonjë arsye.

Dëshiroj gjithashtu që të mbjellësh një farë, sado e vogël që të jetë,

dhe ta shoqërosh në rritjen e saj, për të kuptuar

se nga sa jetë është e përbërë një pemë.
Të dëshiroj, edhe që të kesh  para, sepse është e nevojshme të jesh praktik.

Dhe të paktën një herë në vit një pjesë nga ato para t’i vësh mënjanë dhe të thuash:

“Këto janë të miat!”, vetëm për të qenë i qartë se kush është pronar i kujt.
Të dëshiroj gjithashtu që asnjë nga dashuritë e tua të mos vdesë,

e nëse vdes ndonjë, të mund të qash pa u ankuar dhe të vuash pa u ndjerë fajtor.
Të dëshiroj në fund që, nëse je burrë, të kesh një grua të mirë,

e nëse je femër, të kesh një burrë të mirë nesër

dhe të nesërmen, dhe kur të jeni të rraskapitur apo të buzëqeshur,

prapë të teprojë dashuri sa për t’ia nisur nga e para.
Nëse të gjitha këto gjëra ndodhin, nuk kam më asgjë për të të uruar.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *