DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Disa fakte që duhet të dini për Zhan Zhak Ruso

Shpërndaje

Jean-Jacques Rousseau (shqip. Zhan Zhak Ruso) ka qenë një shkrimtarfilozof e muzikant zviceran frankofon. Filozofia politike e tij frymëzoi Iluminizmin në Francë dhe Evropë, mendimet e tij ndikuan gjithashtu në Revolucionin Frëng dhe zhvillimin e përgjithshëm të politikës dhe mendimit pedagogjik modern

Kuriozitete nga jeta e Zhan Zhak Ruso

Nje dite nje vajze e re, i  beri kete pyetje Rusoit:

  • Si mund ta bej te lumtur nje burre?

Autori i “Kontrates Shoqerore” nuk foli, mori nje flete te bardhe dhe shkroi:

Bukuria = 0, Aftesia per Amvise  = 0, Edukata,Kultura,Pasuria  = 0

Zemermiresia  = 1.

Zonjusha e lexoi dhe u habit.

-Po, a flisni seriozisht,ju lutem? – thirri ajo.

– Ne te vertete  – u pergjigj filozofi  – kur nje femer nuk ka tjeter vec zemres se mire vlen nje pike.

Kur eshte edhe e hirshme dhe e pasur,vlen plus nje zero,qe eshte baraz me 10 dhe ne qofte se ka edhe te dhena te tjera, vlera e saj shkon ne 100 dhe 1000. Por pa cilesite e shpirtit te gjitha te tjerat nuk kane asnje rendesi.”

****                                ****                                 ****                                 ****

“Nje Jezuit e pyeti Zhan Zhak Rusone sesi kishte arritur te shkruante cdo gje me passion te zjarrte.

  • E thjeshte, – iu pergjigj Rusoi, – Une kam shkruar vecse ate qe  kam menduar dhe kam ndjere.”

****                               ****                                 ****                                 ****

“Kur i treguan se Volteri kishte vdekur, ai tha:”Jetët tona ishin të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Unë nuk do të jetoj shumë pas tij!!”

Shprehje të papërsëritshme nga Zhan Zhak Ruso

  • Durimi është i hidhur, por fryti i tij është i ëmbël.
  • Njerëzit të cilët dinë shumë pak, janë zakonisht oratorë të mëdhenj, ndërsa njerëzit të cilët dinë shumë, flasin pak.
  • Gënjeshtra ka një pafundësi kombinimesh, por e vërteta ka vetëm një mënyrë për të qenë.
  • Çfarë diturie mund të gjeni e cila të jetë më e madhe se sa mirësia?
  • Natyra nuk na mashtron, jemi ne që e mashtrojmë veten.
  • Unë gjithmonë kam thënë dhe menduar, se gëzimi i vërtetë nuk mund të përshkruhet.

Veprat kryesore te Zhan Zhak Ruso

  • “Kontrata Sociale”
  • “Debat”
  • “Nje Debat mbi Ekonomine Politike”
  • Juli ose Helioza “
  • “Emili ose mbi edukaten”

Sipas Rusoit: “Njeriu lind i lirë, por kurdo ai është në pranga”

Nga një vështrim i përgjithshëm i veprës së tij është e qartë se termi pranga nënkupton shoqërinë e organizuar përkundër gjendjes natyrore, e karakterizuar nga mungesa e rregullave.

Qëllimi kryesor i Rusoit kur ai shkroi Kontratën Sociale ishte të përcaktonte se si liria mund të ishte e mundur në një shoqëri të organizuar.

Çfarë kuptonte ai me ‘lirinë’? Në gjendjen natyrore ne kemi lirinë fizike të të mos pasurit të ndonjë kufizimi në sjelljen tonë. Duke hyrë në kontratën shoqërore, ne vendosim, një kufizim mbi sjelljen tonë e cila bën të mundur të jetuarit në një komunitet.

Duke hequr dorë nga liria jonë fizike sidoqoftë ne përfitojmë lirinë civile të të qenurit në gjendje për të menduar në mënyrë racionale.

Ne mund t’i vëmë kufi pasioneve apo dëshirave tona dhe kështu mësojmë të mendojmë në mënyrë të moralshme.

Sipas Rusoit, termi ‘moral’ ka kuptim vetëm brenda kufijve të shoqërisë së organizuar. Shoqëria e organizuar është vetëm nëse biem dakord me kontratën sociale.

Nëse ne mund të jemi plotësisht njerëzorë nën ombrellën e kontratës shoqërore, atëherë ajo kontratë është më e rëndësishme sesa individët që pajtohen me të. Në fund të fundit këta individë kanë vlerë vetëm sepse ata pajtohen me këtë kontratë.

Kontrata është e rëndësishme të jetë e njohur nga grupi në mënyrë kolektive nga secili individ në mënyre të veçantë. Në këtë mënyrë grupi kolektiv është më i rëndësishëm  sesa individët që e përbëjnë atë. Vullneti sovran dhe i përgjithshëm është më i rëndësishëm se sa subjektet e tij dhe vullnetet e tyre të veçanta.

 

 

 

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *