DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Disa orë para intervistës së Megan dhe Harry, Mbretëresha Elizabeth lajmëron fjalimin në BBC

Shpërndaje

Të Dielën më 7 Mars, CBS do të transmetojë intervistën e parë televizive të Harry dhe Meghan që pas intervistës së tyre të fejesës në vitin 2017. Gjatë intervistës, çifti pritet të flasë për martesën, prindërimin, vendimin për tu larguar nga gjiri i familjes mbretërore, punën filantropike dhe përditshmërinë e tyre sesi po jetojnë nën një presion të fortë publik.

Por disa orë përpara se të dal në transmetim intervista e tyre, Mbretëresha Elizabeth do të bëjë paraqitjen e saj në televizionin britanik.

‘’The Independent’’ raporton se Mbretëresha do të mbajë një fjalim si pjesë e një programi special televiziv për Ditën e Komonuelthit. Në specialen që do të transmetohet në BBC One do të shfaqet Mbretëresha dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore. Sipas mediave britanike kjo speciale e cila do të transmetohet vetëm disa orë para intervistës së Megan dhe Harry nuk është edhe aq rastësore.

Duka dhe Dukesha e Sussex  kanë konfirmuar se ata nuk do të kthehen në rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore. Si i tillë, Pallati Buckingham lëshoi ​​një deklaratë duke thënë që titujt e tyre dhe emërimet ushtarake të Princit Harry do të “kthehen tek Madhëria e saj, përpara se të rishpërndahen në mesin e anëtarëve të Familjes Mbretërore”.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *