DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health Sport & Fitness

Dita Botërore e Biçikletave. 5 benefitet që i sjell jetës suaj përdorimi i tyre

Shpërndaje

3 qershori celebrohet si Dita Botërore e Biçikletave. Përdorimi i biçikletës, është shumë i dobishëm si në aspektin mjedisor e shëndetësor, ashtu edhe në aspektin social.

Më poshtë ju rendisim disa nga dobitë e përdorimit të biçikletës në përditshmëri:

1. Ecja e shpeshtë me biçikletë i jep trupit energji për një kohë të gjatë. Ruan dhe rrit forcën, përkulshmërinë, rezistencën dhe densitetin e kockave. Rekomandohet kryesisht për njerëz që vuajnë  nga : presioni i lartë i gjakut, mbipesha, diabeti ose kolesteroli i lartë në të cilin ky aktivitet mund të integrohet me një terapi të saktë të barnave.

2.Përdorimi i biçikletës zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, infarktin, si dhe diabetin tip 2. Në zemër, aktiviteti gjatë pedalimit, zhvillon një rritje të vëllimit të zgavrave të saj.

3.Zvogëlon rrezikun e rrëzimeve në moshën e tretë. Pedalimi forcon muskujt duke zvogëluar mundësinë e një rrëzimi, forcon strukturën kockore në tërësi dhe ndihmon për të qenë më të fortë fizikisht.

4.Përmirëson shëndetin mendor dhe humorin, lehtëson simptomat e depresionit, stresit dhe ankthit. Aktivitet fizike lirojnë endorfinën (hormonin e lumturisë), i cili ju ndihmon që të luftoni stresin dhe ju bën të lumtur. Dhe në qoftë se ju zgjidhni që të ngisni biçikletën në natyrë apo përgjatë ndonjë lumi, në shoqërinë e partnerit apo miqve, në fund të ditës ju nuk do të mund të hiqni buzëqeshjen nga fytyra juaj.

5.Zhvillon aftësitë e fëmijëve për t’u socializuar, krijon një imazh vetjak pozitiv dhe sjell më shumë vetëvlerësim tek fëmijët dhe të rriturit.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *