DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Shpërndaje

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shënohet që nga viti 1993, e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara bazuar edhe në nenin 19 të “Deklaratës së të Drejtave të Njeriut” mbi lirinë e shprehjes, e cila shërben për t’u bërë thirrje qeverive për nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për të siguruar lirinë e shtypit.

Shtypi vepron si një medium komunikimi midis qeverisë dhe publikut. Shtypi i lirë ka një përgjegjësi të madhe për të raportuar të vërtetën dhe për të formuar mendimet e njerëzve. Prandaj për të shënuar rëndësinë e shtypit, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit festohet çdo vit.

Kjo dite është reflektim midis profesionistëve të mediave për çështje të lirisë së shtypit dhe etikës profesionale.

Është gjithashtu një ditë mirënjohjeje për gazetarët të cilët kanë qenë të kërcënuar, të sulmuar dhe për ata të cilët kanë humbur jetën e tyre duke ndjekur një lajm.

Tema e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit për vitin 2021 është “Blackout May”, që shërben si përkujtues se si do të dukej një ditë pa media.

Me poshte do te gjeni disa citate mbi lirine e shtypit nga personalitete te njohura boterore:

“Ne duhet të mbështesim një shtyp të lirë dhe lirinë e fjalës, sepse në fund të fundit, gënjeshtrat dhe dezinformatat nuk përputhen me të vërtetën”. – Barack Obama.

“Liria e shtypit do të thotë liri për të kritikuar dhe kundërshtuar”. – George Orwell.

“Kushdo që do të rrëzonte lirinë e një kombi duhet të fillojë duke zvogëluar vërtetësinë e fjalës.” – Benjamin Franklin.

“Liria e fjalës dhe liria e shtypit nuk i janë dhënë njerëzve, në mënyrë që të thonë gjërat që u pëlqejnë të tjerëve dhe të cilat bazohen në mendimin e gjithëpranuar, por të drejtën për të thënë gjërat që nuk u pëlqejnë, të drejtën për të thënë gjërat që përcjellin mendime të reja dhe ende të papritura, të drejtën për të thënë gjëra, edhe pse mund të gabojnë”.– Samuel Gompers

“Liria e shtypit është themelore për sigurinë e shtetit” – John Adams

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *