DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

‘’Dita më e bukur? Sot.’’ – Poezitë frymëzuese të Nënë Terezës

Shpërndaje

Nënë Tereza është dhe do të mbetet humanistja më e madhe e kombit shqiptar. Ajo u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Fituese e Çmimit Nobel për Paqen, fjalët e saj janë gjithmonë aktuale dhe frymëzojnë. Më poshtë do të lexoni dy nga poezitë e saj më të njohura.

 

Mos jeto kurrë pa jetë!

Dita më e bukur? Sot.

Pengesa më e madhe? Frika.

Gjëja më e lehtë? Të gabosh.

Gabimi më i madh? Të heqësh dorë.

Rrënja e çdo të keqeje? Egoizmi.

Mëndjeheqja më e mirë? Puna.

Humbja më e madhe? Mospasja e kurajës.

Profesionistët më të mirë? Fëmijët.

Nevoja e parë? Komunikimi.

Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.

Misteri më i madh? Vdekja.

E meta më e keqe? Të qenit pa humor.

Personi më i rrezikshëm? Ai që gënjen.

Ndjenja më e shëmtuar? Mëria.

Dhurata më e bukur? Falja.

Ajo më e paçmuara? Familja.

Drejtimi më i mirë? Rruga e duhur.

Sensacioni më i kënaqshëm? Paqja e brendshme.

Pritja më e mirë? Buzëqeshja.

Ilaçi më i mirë? Optimizmi.

Kënaqësia më e madhe? Detyra e kryer.

Forca më e madhe? Besimi.

Personat më të nevojshëm? Shërbyesit e Zotit (priftërinjtë etj).

Gjëja më e bukur në botë? Dashuria.

 

 

Gjej kohë

Gjej kohë të mendosh

Gjej kohë të lutesh

Gjej kohë të qeshesh

Është burimi i fuqisë

Është fuqia më e madhe mbi tokë

Është muzika e shpirtit.

 

Gjej kohë për të luajtur

Gjej kohë të duash dhe të duhesh

Gjej kohë të japësh

Është sekreti i rinisë së përjetshme

Është privilegj i dhënë prej Zotit

Dita është shumë e shkurtër për të qenë egoistë.

 

Gjej kohë të lexosh

Gjej kohë të jesh mik

Gjej kohë të punosh

Është burim mençurie

Është rruga e lumturisë

Është çmimi i suksesit.

 

Gjej kohë të bësh mirësi

Është çelësi i parajsës.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *