Ditëlindja e 32-të e gjen Adele ndryshe, humbje drastike në peshë
Shpërndaje

Ylli i hitit “Someone Like You”, Adele ka festuar ditëlindjen e saj të 32-të. Kjo ditëlindje e gjen ndryshe yllin e muzikës, jo vetëm për shkak të festimeve në kushtet e karantinës, por edhe për shkak të transformimeve të mëdha fizike. Vitin e fundit, pas ndarjes me ish-bashkëshortin, Simon Konecki, Adele ka vendosur që të nisë një kapitull tjetër në jetën e saj, duke humbur peshë dhe marr nën kontroll jetën e trupin e saj.
Një burim i tha revistës ‘’People’’: “Ajo arriti në një pikë ku nuk ndihej mirë. Ajo e dinte që duhej të ndryshonte diçka, sepse dëshironte të ishte një nënë e shëndetshme dhe e përkushtuar”.
Pas përfundimit të martesës së saj, super ylli u përqendrua në të bërit të një jetese të shëndetshme me djalin e saj, duke hequr dorë edhe nga pijet alkoolike.