Ditëlindja e dytë e Archie, Mbretëresha Elisabeth uron publikisht stërnipin
Shpërndaje

Që nga pjesëmarrja e shumëdiskutuar e Harry-t në lamtumirën e fundit të gjyshit të tij princit Philip , mediat kanë aluduar mbi marrëdhënien e tij me familjen mbretërore dhe kryesisht Mbretëreshën Elisabeth. Por duket se Mbretëresha Elisabeth u ka dhënë fund këtyre aludimeve, duke zgjedhur të urojë publikisht stënipin e saj Archie me rastin e ditëlindjes.
“I urojmë Archie Mountbatten-Windsor një ditëlindje të 2-të shumë të lumtur”, shkruhet në llogarinë në e familjes mbretërore në rrjetet sociale.
Ky urim publik na bën të kuptojmë se marrëdhëniet e tyre tashmë janë të qeta dhe kanë filluar të përmirësohen.
View this post on Instagram