Djali i vogël i Michael Jackson shfaqet në publik, ja çfarë thotë për babain e tij
Shpërndaje

Djali i Michael Jackson, Bigi bëri një paraqitje të rrallë televizive të hënën, teksa bisedoi për babain e tij të ndjerë në ‘’Good Morning Britain’’. Bigi, emri i plotë i të cilit është Princi Michael Jackson II, mori pjesë në një intervistë në festën ‘’Thriller Night Halloween’’ të vëllait të tij Prince në Kaliforni, e cila u mbajt në shtëpinë e tyre për të mbledhur fonde për ‘’The Heal Los Angeles Foundation.’’
‘ ‘Ka shumë histori në këtë shtëpi dhe studio. Kjo ishte gjithçka ai kishte. Kjo është ajo që secili prej nesh dëshiron të bëjë gjëra që njerëzit mund t’i shijojnë dhe shpresojmë të përfitojnë nga jeta e tyre.’’ – u shpreh 19-vjeçari ndërsa tregoi një pjesë të shtëpisë.
Ai foli gjithashtu për pasionin e tij për ambientalizmin përpara konferencës për ndryshimet klimatike COP26. Ai ishte vetëm 7 vjeç kur babai i tij ndërroi jetë nga arresti kardiak në vitin 2009.
Ai dhe vëllezërit e motrat e tij më të mëdhenj Prince, 24 vjeç dhe Paris, 23 vjeç, u rritën më pas nga gjyshja e tyre Katherine Jackson.
EXCLUSIVE: Bigi Jackson speaks about his father, Michael Jackson’s legacy for the first time.
Bigi, formerly known as Blanket, is using his voice to call on world leaders to tackle the problem of climate change as COP26 begins. pic.twitter.com/920Zlk4usK
— Good Morning Britain (@GMB) November 1, 2021