DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Dobitë e vajit të kokosit për lëkurën

Shpërndaje

Përdorimi i vajit të kokosit është një mënyrë e mrekullueshme natyrore që e bën lëkurën të butë, e mban të hidratuar, të shëndetshme dhe rrezatuese.

Vaji i kokosit është një rigjenerues i mrekullueshëm për lëkurën. Ai përthithet shpejt dhe nuk është i yndyrshëm. Para se të bini në shtrat, lani fytyrën dhe në lëkurë gjysmë të lagësht, aplikoni vajin. Lëreni të veprojë për 5 minuta, dhe pastaj fshini atë që ka mbetur në sipërfaqe.

Për zonën rreth syve, përdorni vetëm pak pika. Ato do t’ju ndihmojnë në ‘luftën’ tuaj me rrudhat. Duke vepruar gjatë natës, do të vëreni se në mëngjes do të zgjoheni të freskëta.

Dobitë e vajit të kokosit janë të mëdha.
Një sasi e vogël e vajit të kokosit ju ndihmon të zbutni e të hiqni grimin më lehtësisht. Fshini butësisht lëkurën me vaj kokosi, duke e aplikuar me lëvizje në formë rrethore. Për të hequr mbetjet e tij, përdorni pambuk dhe kjo metodë natyrale nuk do t’jua irritojë lëkurën. Ju mund të aplikoni vaj kokosi edhe pas dushit në të gjithë trupin. Ai jo vetëm do t’jua zbutë lëkurën, por edhe do ta bëjë atë më të freskët.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *