Dobitë shëndetësore të çajit kinez
Shpërndaje

Trupi i njeriut mund të ruajë një sasi të habitshme yndyre, e cila mund të jetë një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin. Përveç dietave, ekziston edhe një pije natyrale e cila zvogëlon ndjeshëm yndyrën e barkut.
Një studim i bërë së fundmi tregon se pirja e 300 mililitrave çaj kinez katër herë në ditë mund të ndihmojë njerëzit të humbin një kilogram yndyrë në gjashtë javë. Studiuesit thonë që çaji përmirëson metabolizmin e yndyrës në trup.
Në fakt, është treguar se çaji kinez mund të rrisë normat metabolike me 2.9% në krahasim me ujin. Kjo barazohet me djegien e përafërsisht 281 kalorive në ditë.