DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Dojna Mema dhe Vlashent Sata rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë

Shpërndaje

Dojna Mema dhe Vlashent Sata të cilët prej kohësh janë në një lidhje dashurie, për herë të parë në emisionin “A Show” kanë rrëfyer historinë e tyre të bukur të dashurisë.
Çifti janë njohur në një pop intervistë, ku Dojna po e intervistonte artistin mbi projektet e tij.
“Vlashenti përpos se është artist, ka edhe shumë humor. Ne jemi dy karaktere shumë të forta dhe i japim ritëm jetës sonë. Kur e kam intervistuar Satën, më dukej sikur takova një njeri që e kisha njohur më parë. Unë nuk jam kurrë komode dhe kurrë nuk e kam kërkuar famën.” – është shprehur moderatorja.

“Ne jemi shumë kërkues tek vetja. Është fat i mirë të kem Dojnën në krah. Po është e vërtetë ajo që thotë Dojna, jemi njohur në intervistë. Jam përpjekur që ta evitoj famën. Gjatë intervistës së Dojnës, jam supririzuar gjatë ditës kohës.
Ne po bashkëjetojmë. Edhe pse kemi qenë në distancë, nuk e kemi përjetuar si distancë, sepse Donja është kaq e gjallë dhe komunikimi ynë është gjithë tonalitet e ngjyra.” – është shprehur Sata

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *