DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Dokumentari mbi jetën dhe karrierën e Pink së shpejti në “Amazon Prime Video”

Shpërndaje

Këngëtarja e njohur amerikane, Pink me anë të një postimi në rrjetet sociale ka ndarë detaje nga dokumentari i saj i ri “P!NK: All I Know So Far”, i cili do të shfaqet në “Amazon Prime Video” më 21 maj të këtij viti.
Dokumentari sjell pamje nga prapaskenat e turneut të vitit 2019 të këngëtares, “Beautiful Trauma Tour”, dhe rrëfen jetën e saj si nënë e dy fëmijëve, grua, afariste dhe artiste e përmasave botërore.
“I realizuar nga regjisori shumë i talentuar Michael Gracey. Me protagonist fëmijët më të lezetshëm, të krijuar nga unë. Edhe unë përfshihem në këtë dokumentar të ri. Bashkohuni me ne në prapaskenat e turneut, dhe shikojeni se si realizohen këto ngjarje”, kishte shkruar Pink në postimin e saj në Twitter.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *