DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Dua Lipa bëhet sërish imazh i parfumit të “YSL Beauty”

Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është bërë pothuajse ndër figurat më të njohura ne botë në industrinë muzikore.

Ajo është duke bërë bujë të madhe përmes projekteve muzikore, të cilat po pëlqehen tej mase nga fansat.

Por, përpos kësaj fushe, Dua së fundmi është bërë edhe imazh i kompanise “YSL Beauty” , të cilën e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale.

Në një postim në Instagram, bukuroshja ka shpërndarë një video në të cilën shihet me parfumin “Libre Intense”.

“Edhe një tjetër bashkepunim me familjen time YSL Beauty”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Vitin e kaluar, artistja me prejardhje nga Kosova ishte imazh i po të njëjtës kompani, ndërsa shprehej e lumtur për bashkëpunim.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *