Dua Lipa dhe Anward Hadid i japin fund lidhjes së tyre dyvjeçare?
Shpërndaje

Sipas revistës OK nuk ka më dyshime se këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe Anward Hadid i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dyvjeçare.
Sipas revistës së njohur ndarja e yllit të muzikës pop dhe modelit 22-vjeçar ka ardhur si pasojë e distancës fizike
“Çifti hodhi idenë për të shkëputur gjithçka muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të qëndrosh larg po rezulton e vështirë”, tha një burim për gazetën The Sun muajin e kaluar.
Megjithatë asnjë nga personazhet ende nuk i ka konfirmuar zërat.