DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Dua Lipa dhe Rita Ora reagojnë pas humbjes së Anglisë në ‘Euro 2020’

Shpërndaje

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa të cilat jetojnë dhe punojnë në Britanj kanë reaguar pas lojës së mbrëmshme mes Italisë dhe Anglisë në ‘Euro 2020’.

Pavarësisht se Anglia nuk ia doli dot të fitonte ndaj Italisë, Dua dhe Rita janë shprehur se ndihen krenare për performancën e ekipit.

“Akoma krenare. Ishte një nder të ju shikoja duke luajtur. Faleminderit. Më falni për rrëmujën pasi po punoja në të njëjtën kohë, ose po përpiqesha”, ka shkruar Rita Ora ndërsa ka postuar fotografi nga rutina e saj.

Edhe Dua Lipa në anën tjetër theksoi se të gjithë djemtë e kanë bërë krenarë dhe ka shprehur falenderimin për lojën e mrekullueshme.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *