DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Dua Lipa, fiton çmimin për albumin më të mirë ‘Pop’ në “Grammy Awards 2021”

Shpërndaje

Në Los Angelos të Kalifornise u zhvillua mbrëmja më e madhe muzikore e vitit.

”Grammy Awards” edhe sivjet shpërbleu me çmime artistët më të dëgjuar e më të pëlqyer të vitit.

Ndonëse në rrethana ndryshe të diktuara nga situata pandemike, “Grammy Awards 2021” prapëseprapë solli në tapetin e kuq disa prej emrave më të spikatur të tregut botëror.

Në këtë mbrëmje, nuk ka munguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Dua Lipa, fiton çmimin për albumin më të mirë ‘Pop’ në “Grammy Awards 2021” 1

Duke u bazuar në listën e fituesve nga CBS News, Dua ka arritur që të triumfojë në çmimin “Albumi më i mirë Pop”.

Ajo ishte e nominuar në gjashtë kategori të ndryshme dhe fitoi njërin prej tyre.

Lipa është komentuar në mediat ndërkombëtare edhe për paraqitjen e perfomancën e shkëlqyer.

Në vitin 2019, Lipa u bë shqiptarja e parë në histori që fitoi dy çmime “Grammy” në atë kohë, atë për “artisten e re më të mirë” dhe “kënga më e mirë ritmike”.

Dua Lipa, fiton çmimin për albumin më të mirë ‘Pop’ në “Grammy Awards 2021” 2

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *