Dua Lipa: Gjyshit tim iu kërkua të falsifikonte historinë e Kosovës
Shpërndaje

Dua Lipa është shfaqur së fundmi në kopertinë të revistës ‘’Rolling Stone’’ në Amerikë.
Ndër të tjerash në intervistën e saj ekskluzive për median e njohur amerikane, Dua ka folur edhe për rrënjët e saj shqiptare dhe momentet e vështira që prindërit dhe familjarët e saj përjetuan nga represioni sërb, duke u detyruar të largohen për në Mbretërinë e Bashkuar.
‘’Rolling Stone’’ flet për punën dhe suksesin e artistes së njohur si dhe punën e talentuar rreth krijimit të albumit super të suksesshëm “Future Nostalgia”.
Në intervistën e saj ajo ka kujtuar edhe gjyshin e saj, historianin Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.
Dua ka kujtuar se si gjyshi i saj u pushua nga puna nga okupatorët serb, kjo pasi ai nuk pranoi të rishkruante apo thënë më mirë ta ‘falsifikonte’ historinë ashtu siç kërkuan ata.
“Gjyshi im nga ana e babait po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte”, shpjegon ajo. “Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe kështu ai humbi punën e tij. Kjo ngjarje është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj”, -është shprehur ndër të tjera Dua në intervistën e saj.