DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Dua Lipa i bën dhuratë Teatrit ‘Dodona’

Shpërndaje

Teatri “Dodona” nga sot e tutje do të ketë uebfaqen e vet zyrtare, nga ku të gjithë të interesuarit rreth shfaqjeve mund të marrin informatat e nevojshme aty.

Lançimi i kësaj uebfaqe së bashku me sistemin elektronik të biletave është mundësuar nga Fondacioni “Sunny Hill”, nën patronazhin e artistes së famshme ndërkombëtare, Dua Lipa.

Në një njoftim zyrtar të bërë në rrjetin social Facebook, Teatri “Dodona” ka njoftuar qytetarët për uebfaqen e tyre të re, ndërsa ka falëenderuar përzemërsisht Duan dhe fondacionin “Sunny Hill” për këtë dhuratë të veçantë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *