DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Showbiz

Dua Lipa kritike ndaj mediave sociale: Është një tokë që kultivon urrejtjen

Shpërndaje

Këngëtarja e njohur me famë botërore Dua Lipa së fundmi është shprehur kritike ndaj medieve sociale dhe ndikimit që ka përdorimi i tyre në jetën tonë të përditshme. Ylli i popit është shprehur se kritikat dhe komentet me përmbajtje negative në mediat sociale ndikojnë shumë në shëndetin emocional .

“Kritikat në internet të bëjnë të ndihesh sikur nuk je e mirë mjaftueshëm, kështu që u bëra nervoze. Twitter është një tokë për kultivim urrejtje dhe më ndaloi që të isha krenare për arritjet e mia,”- tha Dua.

Dua gjithashtu u kërkoi fansave që të tërhiqen nga rrjeti social, nëse vënë re se komentet apo gjuha që përdoret aty i bën të ndihen keq.

“Ndoshta edhe ju vetë duhet të bëni hapa mbrapa nga mediat sociale. Këshilla ime për fansat që ndjejnë ankth është të bëjnë hapa mbrapa.” – u shpreh ajo.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *