Dua Lipa nderohet me Çmimin e Lidershipit
Shpërndaje

Dua Lipa është shpallur një nga fitueset e Çmimeve të Lidershipit për vitin 2021 nga Këshilli Atlatanik.
Ylli 26-vjeçar i muzikës pop do ta tërheq çmimin në një mbremje gala në në Uashington, DC më datë 10 nëntor. Ky çmim i jepet asaj jo vetëm për kontributin e saj në muzikë, por edhe për angazhimin e saj ndaj kauzave filantropike, përfshirë fuqizimin e brezit të ardhshëm të udhëheqësve dhe artistëve ballkanikë.
“Përfituesit e çimeve të Lidershipit të Dalluar 2021 përfaqësojnë më të mirën e marrëdhënieve transatlantike”, tha Frederick Kempe, president dhe CEO i Këshillit Atlantik, në një deklaratë.
“Në një moment historik gjatë të cilit sfidat e paprecedentë kërkojnë liderë të jashtëzakonshëm, është privilegj të përshëndes një grup kaq të jashtëzakonshëm të nderuarish”, shtoi ai.
Këshillit Atlantik është një organizëm i cili promovon udhëheqjen konstruktive të Shteteve të Bashkuara së bashku me aleatët globalë, i cili është formuar më shumë se 60 vite më parë.