DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture Showbiz

Dua Lipa në kopertinën e “Elle”, flet për periudhën e karantinimit me Anwar Hadid

Shpërndaje

Dua Lipa e ka kaluar periudhen e karantinimit te shkaktuar nga Koronavirusi  me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Këngëtarja, tha për edicionin e ri të revistës “Elle” të muajit Gusht se ka qenë një ‘periudhë shumë e mirë’ karantinimi me partnerin në Londër.

Ajo shtoi se ‘pushimi i vogël’ që erdhi për shkak të qëndrimit brenda do t’i inspirojë njerëzit që të jenë më të vëmendshëm për mjedisin.

Dua Lipa në kopertinën e “Elle”, flet për periudhën e karantinimit me Anwar Hadid 1

Dua dhe Anwar u izoluan në një apartment në Londër, pasi u kthyen nga turneu i tyre australian dhe artistja i tha “Elle” se ishte shumë e lumtur që kaloi kaq shumë kohë me të.

“Ne kemi shfrytëzuar maksimumin e situatës. Unë me siguri ne kete periudhe do te kisha qene e angazhuar me turne dhe nuk do te ishim  në gjendje ta shihnim njëri-tjetrin. Të kesh gjithë kohën shtesë ishte vërtet e bukur. Ne po mundohemi të shohim anën e ndritshme”, ka thënë Lipa.

Dua Lipa në kopertinën e “Elle”, flet për periudhën e karantinimit me Anwar Hadid 2

Ylli shqiptar tregoi se po përpiqet të jetë sa më pozitive pavarësisht klimës së zymtë, pasi Mbretëria e Bashkuar nuk ka dale akoma nga kriza e COVID-19.

Krijuesja e hitit “Electricity” mes shumë gjërash ka folur edhe për mënyrën sesi ajo përpiqet të paraqesë barazinë gjinore përmes këngës së saj “Boys Will Be Boys”.

“Shpesh do të flas për barazinë e grave, veçanërisht në vendin e punës, por kjo këngë po flet për përvojat personale dhe dhimbjet në rritje të asaj që është si të jesh femër”, ka thënë Dua.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *