DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Dua Lipa, një ‘’super rebele’’ në kopertinën e revistës së njohur ndërkombëtare

Shpërndaje

Vetëm pak ditë pasi publikoi këngën e saj më të re, ‘’Love Again’’ Dua Lipa ka zbuluar plane të reja të mëdha, ndërsa së fundmi është shfaqur në kopertinë të revistës prestigjioze të modës “032C”.

Dua ka eksperimentuar me look-un duke u shfaqur e guximshme, rebele dhe plot stil si asnjëherë më parë.

Bashkëpunëtori i saj, Kentish ka thënë se Lipa tashmë po mendon për albumin e tretë dhe po planifikon të nxjerrë diçka krejtësisht të ndryshme.

“Ajo po fliste për albumin e tretë kur sapo kishim bërë të dytin. Interesat, njohuritë, etja e saj për të mësuar gjëra të reja dhe për të kontrolluar atë që bën vetëm rritet dhe rritet. Ajo po merr kohë për të realizuar plotësisht albumin nga ana konceptuale, por besimi në vetvete për të nxjerrë diçka krejt ndryshe është i madh.”, tha ai.

Dua Lipa, një ‘’super rebele’’ në kopertinën e revistës së njohur ndërkombëtare 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *