DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Dua Lipa pjesë e festivalit “Primavera Sound”

Shpërndaje

Festivali ‘’Primavera Sound’’ do të mbahet në Barcelonë në vitin 2022. Në kastin e pjesëmarrësve janë konfirmuar disa emra të mëdhenj të muzikës që do të performojnë, mes tyre edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

Kjo u konfirmua nga vet artistja përmes një postimi të ndarë me 66.7 milionë ndjekësit në Instagram.

Në 2022, Primavera do të zgjasë përreth dy javë nga 2 qershor deri më 12 qershor me disa nga artistët që kryesojnë janë: Massive Attack, Jorja Smith, The Stokes, Gorillaz, Tyler, the Creator dhe Tame Impala.

Deri më tani janë njoftuar 413 interpretues dhe ka edhe shumë të tjerë që do të zbulohen në vijim.

Dua Lipa pjesë e festivalit “Primavera Sound” 1

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *