DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Dua Lipa premton këngë në gjuhën shqipe dhe kontribuon në ndërtimin e një kopshti në Tiranë

Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vizitoi sot Shqipërinë së bashku me familjen e saj dhe të dashurin Anwar Hadid. Në një konferencë të mbajtur për median, ylli i Pop-it u shpreh mirënjohëse ndaj mbështetjes që i japin shqiptarët kudo në botë, ndërsa premtoi surpriza në festivalin Sunny Hill,

“Mburrem shumë që e kam mundësinë të jem këtu sot, të ndihmoj në çfarëdo lloj mënyre të mundem jo vetëm me këtë kopsht edhe më tej. Për një komunitet që më ka dhënë shumë, për krejt shqiptarët përreth botës që më kanë suportu, kjo është një mënyrë e vogël çfarë mund të bej kështu që shumë faleminderit për suportin!”, tha ajo.

E pyetur nga gazetarët, Dua nuk e përjashtoi mundësinë e të bërit një kënge në gjuhën shqipe, ose të risjelljes në një version të ri të ndonjë kënge të vjetër shqiptare që ajo e ka përzemër.

“E kam menduar atë gjë. Ndoshta një këngë të vjetër shqiptare. Duhet të punoj ende nëse ka mundësi të bashkoj diçka që është edhe moderne edhe tradicionale shqiptare”, tha Lipa në konferencën për media.

Dua, me anë të fondacionit “Sunny Hill”, ka dhënë kontributin e saj për ndërtimin e një kopshti në Tiranë, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Më tej ajo u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *