Dua Lipa shënon një tjetër sukses historik me hitin “Levitating”
Shpërndaje

Dua Lipa ka shënuar një tjetër sukses historik. Këngëtarja me famë shqiptare është artistja e vetme femër që ka qëndruar më së shumti në TOP 10 të “Billboard Hot 100” me hitin “Levitating”. Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një InstaStory, të cilën Dua e ri-postoi nga një faqe e fansave të saj.
Në njoftim thuhet se kënga “Levitating” po qëndron në “Top 10” të top-listës “Billboard Hot 100” edhe këtë javë, duke u bërë kështu artistja femër për më së shumti javë të kaluara në histori të kësaj top-liste në 10-të pozitat para, me 41 javë gjithsej.
26-vjeçarja publikoi “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby, në tetor të vitit të kaluar, dhe deri tani kënga ka grumbulluar mbi 393 milionë klikime në YouTube.
Dua Lipa është në kulmin e karrierës dhe sukseset e saj në arenën e muzikës ndërkombëtare po shtohen çdo ditë e më shumë.