DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Dua Lipa shkëlqen në emisionin e Jimmy Fallon

Shpërndaje

Gjatë episodit të së enjtes në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, Dua Lipa reflektoi mbi koreografinë e saj dikur të tallur gjatë një koncerti të mëparshëm, shkruan DailyMail.

“Arsyeja që po flasim për këtë është sepse e kam kthyer atë koreografi. Po e bëj prapë në turneun tim” shprehet Dua.

Ajo shtoi: “Unë po e risjell atë koreografi sepse ishte një moment kur në fakt më shkaktoi shumë pikëllim. Sikur të isha tallur në internet. Nuk ishte shumë bukur, por tani mund ta shikoj nga një këndvështrim tjetër”.

“Unë e shikoj atë me një dashuri të madhe sepse më ndihmoi të bëhesha artistja që doja të bëhesha. Më bëri të punoja më shumë. Bëra më shumë prova. Thjesht doja të bëhesha një interpretuese e vërtetë dhe mendoj se kjo ishte gjëja që më duhej”, përfundoi Lipa.
Kohët e fundit, ylli i muzikës pop ka patur shume sukses me turneun “Future Nostalgia”.
Ajo foli gjithashtu me prezantuesin Fallon për bashkëpunimin me Elton Johnin në këngën e tyre të suksesshme “Cold Heart”.

“Jam shumë me fat që kam kaq shumë momente në jetën time”, tha këngëtarja e hitit “Levitating”.

Dua Lipa shkëlqen në emisionin e Jimmy Fallon 1

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *