Dua Lipa triumfon në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve ”Brit Awards”
Shpërndaje

Dua Lipa ishte fituesja e ”Brit Awards” duke u renditur mes personazheve më të pëlqyer të muzikës pop në Britani.
Së bashku me Little Mix, Arlo Parks, Haim dhe Billie Eilish, ajo ishte mes artistëve që po ashtu debutuan live në event.
Mbremja pati emocione të veçanta dhe u ndoq nga një audiencë prej 4 000 personash.
Dua Lipa fitoi çmimin e artistes më të mirë femër dhe po ashtu u vlerësua për albumin e saj ‘’Future nostalgia’’.
Në fjalën e saj përshëndetëse ajo kërkoi ngritje page për punëtorët e NHS dhe dhënien e një çmimi trimërie për 20 – vjeçarin Folajimi Olubunmi-Adeëole,, i cili vdiq së fundmi pasi u zhyt në lumin Thames për të shpëtuar një grua.
Më poshtë ju njohim me listën e plotë të fituesve:
Artistja më e mirë: Dua Lipa
Artisti më i mirë: J Hus
Grupi më i mirë: Little Mix
Artist i rëndësishëm: Arlo Parks
Kënga më e mirë: Harry Styles – Watermelon Sugar
Albumi më i mirë: Dua Lipa – Future Nostalgia
Artistja ndërkombëtare: Billie Eilish
Artisti ndërkombëtar: The Weeknd
Grupi ndërkombëtar: Haim
Global Icon: Taylor Swift
Ylli në ngjitje (artist i ri): Griff