DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Duajeni trupin tuaj! Disa këshilla si të jeni gjithmonë në formë

Shpërndaje

Të duash trupin tënd nuk është gjithmonë gjëja më e lehtë për të bërë. Ka ditë, javë ose muaj kur vetëvlerësimi juaj është i ulët dhe sinqerisht, dashuria për trupin tuaj është gjëja e fundit që mendoni. Vazhdimisht e anashkaloni këtë pjesë, duke i shkaktuar vetës presion mbi realitetin e formave të trupit tuaj.

Shumë shpesh pra, dalim para pasqyrës dhe nuk na pëlqen ajo që shohim: vithet e mëdha; barku i rrumbullakosur; krahu, këmba, fytyra… Por tek e fundit është normale që gjithsecili të kërkojë më të mirën e mundshme sa i takon pamjes fizike. Ama ajo që është jonormale, është kur kjo ndjenja e paaftësisë për ta pranuar veten bëhet aq e fortë, sa kthehet në obsesion, një ide fikse që të shtyn pafundësisht drejt përmirësimit të imazhit ose, akoma më keq, drejt të bërit keq vetes.

Shpesh mendojmë si mund të kemi një trup perfekt? A do arrinim ne të kishim një trup aq në formë dhe fantastik sa modelet në televizion? Kjo padyshim ndoshta varet nga vullneti i gjithsecilit, por ne mund t’ju drejtojmë se si mund të arrini deri atje. Këto janë ushtrimet që modelet e Victoria’s Secret i kanë pjesë të përditshmërisë së tyre.

Ushtrimi i ecjes

Ky është një ushtrim që duhet të jetë i pari. Merr vetëm tre minuta dhe e ngroh trupin tuaj. Krejt çfarë duhet të bëni është të qëndroni në këmbë me ijët ndaras, përkuluni paksa përpara dhe shtrini duart. Më pas ecni përpara dhe prapa për t’u kthyer në pozicionin fillestar.

Ushtrime me njërën dorë

Kjo është lëvizja e preferuar e Jessica White. Duhet të mbaheni në duar dhe gjunjë me një peshë në dorë. Dy këmbët dhe njëra dorë duhet të qëndrojnë në tokë, derisa me njërën dorë ku mbani peshën bëni lëvizje para dhe sipër.

Në majat e gishtrinjëve

Ky ushtrim do t’jua bëjë këmbët shumë te tonifikuara. Filloni duke ndenjur me duart në ijë. Më pas duhet të ngriheni në maja të gishtërinjve për dy sekonda, më pas kthehuni në pozicionin e parë. Bëjini dy herë nga pesëmbëdhjetë ngritje dhe do ta ndjeni efektin.

Shtrirja anash duke ngritur ijet

Kjo është baza që ju ndihmon të ndiheni e fresket në gjithë trupin. Filloni duke ndenjur shtrirë nga anash, me këmbët sipër njëra-tjetrës. Vendosni njërën dorë mbi ijë, mbështetuni në bërryl dhe ngrini ijët poshtë e lartë.

Ushtrimi me karrige

Këtë ushtrim mund ta bëni me ndonjë karrige të vjetër në shtëpi. Gjithë çfarë duhet të bëni është t’i mbani duart në karrige, teksa lëvizni trupin poshtë e lartë. Merrni frymë thellë, teksa uleni poshtë dhe teksa ngriheni.

 

Bejini keto ushtrime rutine dhe do ta shikoni rezultanin ne me pak se nje muaj.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *