”Dueli i heshtur” i ikonave të stilit. Mbretëresha Rania apo Sheikha Moza e Katarit?
Shpërndaje

Mbretëresha e Jordanisë, Rania Al Abdullah u takua këtë javë me bashkëshorte e Sheikut të Katarit Sheikha Moza bint Nasser, drejtuese e Fondacionit Katar në Pallatin Al Ramlah. Gjatë takimit, ato diskutuan tema të ndryshme me interes të ndërsjellë.
Duke marrë parasysh që Sheikha Moza, nëna e Emirit të Katarit Tamim bin Hamad dhe Mbretëresha Rania konsiderohen si dy nga zonjat që janë ikona të stilit, kritikët e modës e mirëpritën me interes këtë takim.
Sheikha Moza,, zgjodhi një fund elegant të gjatë me bel të lartë, të cilin e kombinoi me një model bluze hibride, ndërsa Rania veshi një kostum elegant, i cili përbëhet nga pantallona saten dhe një bluzë në një nuancë të ndritshme të ngjyrës mustardë-verdhë. Shumë revista të modës botërore i dhanë Sheikha Moza titullin e të veshurës më mirë në këtë takim. Mendimi i revistave të modës nuk përputhej me ‘vendimin’ dhe shijet e pubikut të cilët vlerësuan veshjen e Ranias si më të bukur.
Stilimi i kujt është më i mirë për ju?