DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

‘’Dukeni të plakura’’ /Sarah Jessica Parker rrëfen kritikat pas publikimit të “Sex and the City”

Shpërndaje

Me rastin e publikimit të sezonit të ri të serialit “Sex and the City”,aktorja Sarah Jessica Parker ka dhënë një intervistë per Vogue duke pozuar për kopertinën e revistës preastigjioze. Ajo duket thjesht magjepsëse ndërsa mban veshur një fustan nga Dolce & Gabbana. Jo vetëm një rrëfim, për karrierën dhe sukseset e saj, por Parker ka treguar edhe përshtypjet që ka marr nga fansat dhe ndejkësit e serialit.

‘’Dukeni të plakura’’ /Sarah Jessica Parker rrëfen kritikat pas publikimit të “Sex and the City” 1“Ka pasur kaq shumë komente gati mizore për pamjen tonë që nuk do t’i bëheshin kurrë një femre… Nuk di çfarë t’u them fare këtyre njerëzve. Ata ankohen se një ka shumë rrudha dhe tjetra shumë pak. Duket sikur thuajse nuk duan që ne të jemi në rregull me veten, pavarësisht nëse kemi zgjedhur plakjen natyrale apo jo”, rrëfen ajo.

Megjithatë, ajo beson se në epokën e Instagram, Twitter dhe TikTok, diskutimi për pamjen është bërë edhe më i zhurmshëm.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *