DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Dy gazetarë fitojnë Çmimin Nobel për Paqen

Shpërndaje

Dy gazetarët dhe aktivistët e fjalës së lirë Maria Ressa nga Filipinet dhe Dmitry Muratov nga Rusia jane fituesit e Çmimit Nobel për paqen për vitin 2021.

Kryetari i komitetit, Berit Reiss-Andersen, tha se vlerësimet ishin bërë për “përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e shprehjes, e cila është një parakusht për demokracinë dhe paqen e qëndrueshme”.

Maria Ressa është një gazetare dhe autore filipino-amerikane, bashkëthemeluese dhe CEO e Rappler, e cila ka nje karriere prej gati dy dekadash si reportere investigative në Azinë Juglindore për CNN, ndersa Dmitry Muratov është një gazetar rus i njohur per guximin dhe shkrimet e tij te forta. Ai ka sherbyer si kryeredaktor i gazetës “Novaya Gazeta”, nga viti 1995-2017. Kjo gazete pershkruhet nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve si “gazeta e vetme me të vërtetë kritike me ndikim kombëtar në Rusi sot”,.

Çmimi Nobel, është dhënë 102 herë që nga viti 1901. Në historinë e tij, çmimi i ka shkuar 25 organizatave, 17 grave  dhe vetem në dy raste është ndarë mes tre personave. Vetëm një marrës, vietnamezi Le Duc Tho, ka refuzuar vlerësimin, të cilin e ndau me Henry Kissinger.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *