E 10-ta në linjën e familjes, ja kush do të zëvendësojë Princ Harry-n në rolet mbretërore
Shpërndaje

Princesha Beatrice, vajza e madhe e Princ Andrew do ‘’të zëvendësojë’’ Princ Harry në detyrat e tij mbretërore. Ajo është e 10-ta në linjën mbretërore, dhe do të ketë një rol kryesor në familje kur Charles do të bëhet mbret.
Mediat shkruajnë se Princesha Beatrice do mund të jetë këshilltarja e shtetit e cila do të firmosë dokumente për mbretërinë dhe të marrë pjesë nëpër takime.
Princesha Beatrice mund të marrë detyra mbretërore pas vdekjes së Mbretëreshës pasi ajo është më e madhe në moshë se fëmijët e Princit William. Sipas rregullit mbretëror ato që bëhen këshilltare nga e drejta e moshës dhe radhës për fronin, nuk lejohen të refuzojnë këtë detyrë.