DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

E kritikuan për origjinën/ Ermal Meta: Jam krenarë për rrënjët dhe gjakun tim shqiptar

Shpërndaje

Me triumfin në Sanremo 2021, duke rrëmbyer çmimin e tretë me “Un milione di cose da dirti”, Ermal Meta na bërë krenarë të gjithëve.

Kënga e tij e cila u vlerësua se kishte tekstin më poetik mori shumë komente pozitive nga fansat e këngëtarit dhe jo vetëm. Së fundmi artisti me origjinë shqiptare ka realizuar një video përshëndetëse në Instagram ku ka falenderuar të gjithë ata që vlerësuan këngën e tij, por është ndalur edhe tek komentet “kritike” të personave që i thonin të kthehej në vendin e tij.

“Është e çuditshme që këtë diskutim po e bëj në 2021-in dhe nuk po e prek këtë temë sepse më pëlqejnë polemikat, në fakt as nuk më plas për to. Ajo që dua të dini është fakti që të thuhen këto gjëra dhe t’i lësh të ikin i bën të duken normale. Të flasësh ashpër e t’i përmendësh origjinën dikujt nuk është aspak normale. Ne jetojmë të gjithë nën një qiell.’’ – tha ndër të tjera Ermali.

“Në fund dua të falenderoj të gjithë ata që më mbështesin dhe më ndjekin sepse më duan. Ndërsa për ju të tjerët kam vetëm diçka për t’iu thënë: Nëse do dinit vetëm pak fare nga historia e vendit nga unë vij, do ndiheshit krenar, njësoj si unë. Jam krenar për rrënjët dhe gjakun tim, e nëse ju do i njihnit ata do ndiheshit krenarë që i keni fqinj. Ju ftoj të lexoni historinë e tyre dhe do mbeteni të mahnitur.”- tha ai në mesazhin në video.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *