DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

E nominuar për këngën më të mirë, Laura Pausini do të interpretojë në “Oscars”

Shpërndaje

Këngëtarja e mirënjohur italiane, Laura Pausini mësohet se do të interpretojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar më 25 prill.

Performanca do të regjistrohet në Teatrin Dolby në Los Angeles dhe do të transmetohet në hyrje të shfaqjes.

Ylli  i muzikës italiane është nominuar për çmimin” Kënga më e mirë Origjinale” me “Io Sì”, kolona zanore e filmit “”La vida por delante” nga Edoardo Ponti.

Bashkë me Pausinin janë edhe katër të nominuar të tjerë për këtë çmim: Celeste dhe Daniel Pemberton me “Hear My Voice” nga “The Trial of the Chicago 7”, H.E.R. me këngën “Fight For You” nga filmi “Judas and the Black Messiah” dhe Leslie Odom Jr këndojnë “Speak Now” nga kolona zanore e filmit “One Night In Miami”.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *