Ed Sheeran pozitiv me Covid-19
Shpërndaje

Ed Sheeran ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ka qenë vetë artisti i njohur që e ka bërë publik lajmin, nëpërmjet faqes së tij në Instagram, ku u shpreh se është në gjendje të mirë dhe se do të vazhdonte të jepte intervista dhe shfaqje të planifikuara, nga shtëpia.
Sheeran tha: “Kërkoj falje kujtdo që kam zhgënjyer duke anulluar disa nga planet e mia.”
“Hej djema, një shënim i shpejtë për t’ju thënë se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv me Covid, kështu që tani jam duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e qeverisë.Kjo do të thotë që unë tani nuk jam në gjendje të vazhdoj me ndonjë angazhim personal, kështu që do të bëj sa më shumë intervista/shfaqje të planifikuara që mundem nga shtëpia.”
Visualizza questo post su Instagram