DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Edhe Dua Lipa dhe Rita Ora kërkojnë ndihmën e qeverisë: Ndërhyni për të shmangur falimentin

Shpërndaje

Rita Ora dhe Dua Lipa i janë bashkuar grupit të 1500 artistëve  nga Britania të kanë kërkuar mbështetje urgjente për të ndihmuar artistët dhe industrinë e muzikës në tërësi e cila për shkak të anulimit të koncerteve dhe eventeve po vuan pasojat e pandemisë si kurrë ndonjëherë.

Ky grupim artistësh i ka shkruar një letër të përbashkët Sekretarit të Kulturës, Oliver Dowden, duke e paralajmëruar se sektori i muzikës live në Britani është në rrezik për humbje masive të vendeve të punës.

“Muzika live ka qenë një nga sukseset më të mëdha sociale, kulturore dhe ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar në dekadën e fundit. Por, pa një mbështetje financiare nga qeveria, e ardhmja për koncerte dhe festivale dhe qindra mijëra njerëz që punojnë në këtë industri duket e zymtë. Derisa muzika t’i rikthehet aktivitetit të mëparshëm, gjë e cila ka të ngjarë të ndodhë në fillim të 2021, mbështetja e qeverisë do të jetë thelbësore për të parandaluar falimentimet masive dhe fundin e kësaj industrie udhëheqëse botërore”, kanë shkruar artistët në letrën e tyre.

Sipas një studimi nga ‘’Media Insight Consulting’’ industria e muzikës live në Britani ka punësuar 210 mijë njerëz dhe kontribuon me 4.5 milion paund në ekonomi.

Nëpërmjet hashtagut #LetTheMusicPlay artistët në mediat sociale po shprehin mbështetjen për njerëzit që kanë nevojë duke ngarkuar foto nga shfaqja e fundit ku kanë performuar.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *