DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

“Edukimi Përmes Kulturës”/ Nxënësit e shkollës “Avni Rustemi” prezantojnë objekte të vjetra me vlerë muzeale

Shpërndaje
Në kuadër të programit “Edukimi Përmes Kulturës” në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” u organizua aktiviteti “Muzeu im”.
Nxënësit kishin sjellë nga shtëpitë e tyre objekte të vjetra, që në kalimin e viteve dashur padashur kanë marrë dhe vlera muzeale. Punim dore me shtizë, mulli kafeje, një radio me punim druri, çibukë, tabaka etj.
Nxënësit ishin impenjuar për të nxjerrë nga errësira, ku mbaheshin të fshehura prej vitesh objekte që dikur ishin përdorur nga gjyshet apo gjyshërit e tyre.
Gjithashtu, fëmijët treguan edhe histori për objekte që ruanin në shtëpitë e tyre por që nuk mund ti sillnin për arsye përmasash si qilima, vegla muzikore etj.
Eksperienca e nxënësve për risjelljen në vëmendje të objekteve të vjetra e që marrin vlera muzeale vjen si vazhdimësi e projektit “Muzeu im’’, iniciuar nga Sektori i Programeve Edukative në Muzeun Historik Kombëtar.
Në këtë projekt çdo qytetar mund të ekspozojë objekte të vjetra të trashëguara nga të parët e tyre. Ky projekt ka për qëllim që edhe qytetarët të jenë më afër muzeut dhe muzeu të jetë më afër shkollave.
“Edukimi Përmes Kulturës”/ Nxënësit e shkollës “Avni Rustemi” prezantojnë objekte të vjetra me vlerë muzeale 1“Edukimi Përmes Kulturës”/ Nxënësit e shkollës “Avni Rustemi” prezantojnë objekte të vjetra me vlerë muzeale 2
“Edukimi Përmes Kulturës”/ Nxënësit e shkollës “Avni Rustemi” prezantojnë objekte të vjetra me vlerë muzeale 3

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *