DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Efektet e pabesueshme shëruese të gjetheve të lakrës

Shpërndaje

Gjethet e lakrës kanë veti anti-inflamatore, zbutëse, shëruese të plagëve, analgjezike dhe alkalizuese.  Ato luftojnë radikalet e lira dhe forcojnë imunitetin. Janë të pasura edhe me vitaminë C, vitaminë A, vitamina të grupit B, si dhe minerale si kalciumi, hekuri dhe kaliumi.

Një recetë e lashtë evropiane rekomandon pirjen e një gote me lëng lakre në ditë për një sërë sëmundjesh. Lakra gjithashtu gjen përdorim të gjerë tek femrat të cilat kanë probleme me gjirin.

Kompresat me lakër të ftohtë mund të përdoren nga:

-Femrat që i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në gji,

-Femrat që vuajnë nga enjtja apo inflamacioni i gjirit,

-Nënat lehonë që duan të ndërpresin ushqyerjen e fëmijës me gji.

Gjethja e lakrës mund të përdoret gjithashtu edhe për lehtësimin apo largimin e dhimbjeve anësore, të veshkave, dhimbjeve të shkaktuara nga osteoartriti dhe reumatizmi.

Efektet e pabesueshme shëruese të gjetheve të lakrës 1Përgatitja:

Për të përfituar nga cilësitë anti-inflamatore dhe analgjezike, duhet të merrni një lakër të gjelbër.

Hiqni fletët e para dhe më pas merrni brendësinë. Ngroheni pak dhe më pas i vendosni gjethet e lakrës, në zonën ku ndieni dhimbjen. Duhet ta lini derisa gjethja e lakrës të ftohet.

Ju mund të përsërisni sa herë që keni nevojë, derisa dhimbja dhe inflamacioni të zhduket!

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *