DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Kids

Eglis Toska – Një yll kinemaje po lind

Shpërndaje

Eglis Toska eshte nje djale 9-vjecar i cili banon ne Shtermen te Cerrikut.Edhe pse ne nje moshe shume te vogel ai eshte i apasionuar shume pas aktrimit dhe deshiron qe kur te rritet te jete nje aktor i madh si Reshat Arbana,Mirush Kabashi,apo Timo Flloko.Jane pikerisht keta tre aktore qe jane dhe idhujt e vogelushit,i cili gjate takimit me “Star People” na tregon se i ka pare e degjuar cdo film e shfaqje te aktoreve te medhenj.

Ai shikon shumë filma dhe ndër prodhimet shqiptare i pëlqejnë më shumë : ‘’Beni ecën vetë’’, ‘’Mëngjese lufte’’, ‘’Shpella e Piratëve’’ etj.

Pasioni dhe dëshira për aktrimin dhe poezinë janë dalluar që hershëm tek vogëlushi i cili nisi të recitonte që në moshën 4-vjeçare poezi të Pashko Vasës dhe Migjenit. ‘’O moj Shqypni, e mjera Shqypni’’ dhe ‘’Recitali i Malësorit’’ ishin dy poezitë që do e ngjisnin në skenë dhe do e bënin të interpretonte në çdo aktivitet të shkollës apo qytetit. 

Eglis Toska – Një yll kinemaje po lind 1

Erglis ka qenë pjesë e ‘’Sirea Film’’ dhe në bashkëpunim me të edhe pjesë e fushatave publicitare të disa kompanive. Në qershor të vitit të kaluar ai performoi edhe për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar në një projekt për moshat e reja. Në shkurt të vitit 2019 në ‘’Stand Up Tirana’’ ai fitoi çmimin ‘’Junior 2019’’ , ku sikundër tregon u emocionua pafund nga fakti që ishte hera e parë që merrte një kupë. 

Pika e tij më e fortë janë monologët. Erglis pothuajse në të gjitha shfaqjet dhe eventet që është përfaqësuar ka performuar përmes monologjeve. 

AI mëson në klasën e katërt dhe është një nxënës shumë i rregullt dhe i mirë me mësime.

Ai na tregon se gjatë kohës së lirë i pëlqen shumë të lexoj libra, enciklopedi dhe të luajë futboll, i cili është një nga pasionet e tjera të tij. 

2 Komente

  1. Lobar Arzikulova March 26, 2020

    Edhe pse Eglis tani është i vogël, ai po bëhet një aktor shumë i mirë. Unë besoj se Eglis do të jetë akoma një aktor me famë botërore dhe thjesht i uroj Eglis fatit më të mirë.

    Reply
  2. Ajla August 3, 2020

    Eglis dp arrije majat e suksesit

    Reply

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *