DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ellen DeGeneres do t’i japë fund transmetimit të emisionit të saj në vitin 2022

Shpërndaje

Moderatorja e famshme amerikane, Ellen DeGeneres ka njoftuar do ti japë fund transmetimit të  emisionit të saj në vitin 2022.

“Unë jam një person kreativ dhe kur je një person kreativ kërkon që gjithmonë të sfidohesh, ja pse vendosa të prezantoj Oscar. Doja diçka që të më sfidonte. Dhe sado që emisioni im është i mirë, të bën për të qeshur, nuk është më sfidë për mua. Dua diçka të re”-u shpreh moderatorja për “Hollywood Reporter”.

Emisioni nisi transmetimin për herë të parë në vitin 2003 dhe në 19 vite transmetim kanë qenë të ftuar të gjithë personazhet e njohur të Hollywood dhe jetës publike amerikane.

Duke  qenë një miks mes komedisë, intervistave, historive personale dhe trajtimit të ideve, emisioni ka qenë një ndër më të suksesshmit në Amerikë për shumë vite.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *