DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Ellen DeGeneres testohet pozitive me Covid-19

Shpërndaje

Moderatorja e famshme amerikane, Ellen DeGeneres ka njoftuar se është testuar pozitive me Covid-19.

“Përshëndetje të gjithëve, dua t’ju bëj me dije të gjithëve se kam rezultuar povitive me Covid-19. Për fat të mirë, po ndihem mirë tani. Kushdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me mua është njoftuar për të bërë testin dhe se unë jam duke ndjekur të gjitha udhëzimet e CDC-së. Do të shihemi përsëri të gjithë pas pushimeve. Ju lutemi qëndroni të sigurt dhe të shëndetshëm”, ka shkruar moderatorja në një postim të sajin në Twitter.

Kohët e fundit nuk kanë qenë ndër më të mirat për moderatoren, e cila u përball me një valë akuzash publike se shfaqja e saj kishte një mjedis toksik pune, ngacmues, ku bullizohen dhe shkelen të drejtat e pjesëtarëve të skuadrës.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *