DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Kids

Esla Mandri – Bukuroshja e vogël që po inspiron përmes Instagram-it

Shpërndaje

Esla Mandri, edhe pse është vetëm 21-muajshe është shndërruar në një yll të vogël të Instagram-it. Prej kohësh vajza e vogël ekspozon veshje të ndryshme nëpërmjet faqes së saj së Instagram-it, duke qenë kështu blogerja më e vogël në moshë. Mami i saj na rrëfen gjatë bisedës, se gjithmonë ka dëshiruar që vajza të bëhet modele, dhe ajo shpreson shumë që edhe Esla të jetë pjesë e botës së modelingut dhe televizionit kur të rritet. ‘’ Me ëmbëlsinë dhe sytë e qeshur Esla që 2-muajshe ua vodhi zemrat të gjithëve dhe shumë miq më sugjeruan që t’i hapja një faqe Instagram-i. Uroj shumë që ky të jetë një kujtim i bukur për Eslën kur të rritet’’ – shprehet e ëma për ‘’Star People’’. 

Esla Mandri – Bukuroshja e vogël që po inspiron përmes Instagram-it 1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bukuroshja e vogël është me origjinë nga Durrësi, por tani jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Esla tani është kthyer në një mini fashioniste e cila inspiron shumë nëna të reja se si duhet të veshin princeshat e tyre të bukura në përditshmëri dhe jo vetëm. ‘’ Esla është një fëmijë shumë i shkathët dhe i shëndetshëm. Në profilin tonë në Instagrm ne shpesh shpërndajmë momente gjatë përditshmërisë, pasi udhëtojmë shumë, shijojmë momentet familjare në vende të ndryshme. Asaj i pëlqen shumë të vizitojë vende të reja. I do shumë kafshët dhe shpendët ’’ – shprehet e ëma.

Esla Mandri – Bukuroshja e vogël që po inspiron përmes Instagram-it 2

‘’Esla i ka hedhur hapat e parë që kur ishte 11-muajshe, fjalët e para i ka shqiptuar që 8-muajshe, ndërsa 20-muajshe  dinte të numëronte deri më 10…Është një fëmijë i jashtëzakonshëm’’ – vijon më tej e ëma. 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *