DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Elton John dekorohet me Urdhërin e Shoqëruesit të Nderit nga Princi Charles

Shpërndaje

Sir Elton John u dekorua  me Urdhërin e Shoqëruesit të Nderit ditën e sotme nga Princi Charles në njohje të karrierës së tij të suksesshme në muzikë dhe fushatave sensibilizuese për AIDS.

74-vjeçari,Elton John ka shitur më shumë se 300 milionë disqe në mbarë botën gjatë një karriere në muzikën pop që përfshin më shumë se pesë dekada prezencë në skenë.

Përtej karrierës dhe kontributin në muzikën britanike dhe botërore, ai i ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës së tij bamirësisë, duke përfshirë fondacionin e tij Elton John Aids, dhe ka lobuar për mbledhjen e fondeve për të prekurit me virusin HIV/AIDS – i cili ende merr qindra mijëra jetë në vit – dhe duke inkurajuar njerëzit që të testohen.

Urdhri i Shoqëruesve të Nderit u krijua në vitin 1917 nga George V në njohje të shërbimit me rëndësi kombëtare.

Elton John dekorohet me Urdhërin e Shoqëruesit të Nderit nga Princi Charles 1

Sir Elton i bashkohet një liste të shquar të të nderuarve që kanë marrë këtë titull, përfshirë Sir David Attenborough aktoren Dame Judi Dench, Sir Paul McCartney dhe kuzhinieren Delia Smith.

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *