DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Elton John njofton shtyrjen e turneut në Europë

Shpërndaje

Elton John njoftoi dje se do të shtyjë turneun e tij të ardhshëm evropian dhe britanik, për shkak të një lëndimi që ka marr gjatë verës në ije.

Muzikanti, 74-vjeçar, do t’i niste koncertet në Evropë këtë vit, si pjesë e turneut të tij “Farewell Yellow Brick Road”.

“Jam këshilluar që të bëj një operacion, sa më shpejt të jetë e mundur, për t’u kthyer në gjendje të mirë fizike dhe për t’u siguruar që nuk ka ndërlikime afatgjata” – ka thënë ai në deklaratën shpjeguese.

Turneu i tij “Farewell Yellow Brick Road” pritet të rifillojë në janar 2022, në New Orleans dhe do të zgjasë deri në verën e vitit 2023.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *