DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Emina Çunmulaj: Dielli shkëlqen ndryshe kur je në shtëpi

Shpërndaje

Emina Cunmulaj është një nga personazhet që e ka lartësuar gjithmonë emrin shqiptar nëpër botë, pjesë e kopertinave të revistave prestigjioze si modele e përmasave ndërkombëtare. Vetëm pak ditë më parë ajo u kthye në vendlindje, në Tuz të Malit të Zi për të kryer si qytetare obligimin e votës në Zgjedhjet Parlamentare, teksa nuk nguroi të shprehte hapur përkrahjen për Listën Shqiptare.

Ndërsa ky kthim në vendlindje duket se po i shërben edhe si një lloj pushimi dhe relaksi për të vizituar vendet turistike në Malësi.

Ajo së fundmi ka publikuar një fotografi të realizuar në parkun ‘Vitoja’, teksa në përshkrimin e fotos shkruan: “Dielli shkëlqen ndryshe kur je në shtëpi.’’

Modelja  edhe pse jeton prej vitesh së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat në SHBA,  e shpreh gjithnjë haptazi se është krenare për origjinën e saj.

 

 

View this post on Instagram

 

Sun shines differently when you are home ☀️

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *