DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Emocionoi SHBA-në me poezinë e saj/ Kush është 22-vjeçarja Amanda Gorman?

Shpërndaje

Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Joe Biden, një nga pjesëmarrjet që u përfol më shumë ishte edhe recitimi emocionues i Amanda Gorman, fituesja e çmimit kombëtar të poezisë.  22-vjeçarja ishte poetja më e re e cila ka recituar në ceremoninë e inaugurimit të një presidenti.

Po kush është Amanda Gorman?

Kur ishte 16 vjeç ajo fitoi çmimin si poetja e re më e mirë e Los Angeles. Vetëm 3 vjet më vonë, ndërsa ishte studente e vitit të dytë në Harward ajo fitoi çmimin si poetja e re më e mirë në nivel kombëtar. Poezia e saj e cila mbante titullin ‘”The Hill We Climb,”, ishte një himn ndaj ngjarjeve të dhunës që ndodhën në Capitol pak ditë para se Biden të merrte zyrtarisht presidencën. ‘’Doja që kjo të ishte një mesazh i shpresës dhe unitetit.  Dhe unë mendoj se të mërkurën ne të gjithë e kuptuam se sa shumë e nevojshme ishte kjo. ‘’ – u shpreh Gorman për ‘’CBS This Morning.’’

Por Gorman nuk është vetëm një poete e re, ajo është njëkohësisht aktiviste e të drejtave të njeriut, që ka ngritur fort zërin ndaj të drejtave të afro-amerikanëve nëpër botë. Kur ishte e vogël  të gjithë e njihnin si pak ‘’të çuditshme’’, për shkak se ajo ishte një fëmijë që i pëlqente të shkruante dhe lexonte gjatë gjithë kohës. ‘’ Erdhi një moment në jetën time ku ndieja se ti shkruaja poezitë mbi një letër të bardhë, nuk ishte mjaftueshëm për mua. Doja t’i interpretoja, tu jepja jetë, ngjyra dhe emocione ashtu si unë i ndieja. Dhe ishte ky momenti që më bëri të kapërceja frikën time të të folurit në publik. ‘’

“Sa herë që interpretoj, unë them një mantra me veten time, e cila është: Unë jam vajza e shkrimtarëve me ngjyrë. Ne jemi pasardhës të luftëtarëve të lirisë që shpërthyen zinxhirët dhe ndryshuan botën. Ata më thërrasin mua. Dhe kjo është mënyra në të cilën unë e përgatis veten për detyrën që duhet të bëj.’’ – është shprehur ajo për ‘’CBS This Morning.’’

Një detaj që ra në sytë e medias dhe publikut ishin vathët që Gorman mbante, një dhuratë nga Oprah Winfrey në shenjë simbolike, pasi vathë të tillë të ngjashëm mbante edhe Maya Angelou e cila recitoi një poezi në inagurimin e Bill Clinton në vitin 1993.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ