Dua Lipa on the cover of "W Magazine" talks about the period as a refugee: Parents wanted to return to Kosovo
Share

Edhe pse 2020 është konsideruar si një vit i vështirë për industrinë muzikore, sukseset për këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa kanë qenë të mëdha.
Së fundmi Dua ka pushtuar kopertinën e revistës së famshme, ‘W Magazine’, teksa ka rrëfyer detaje nga jeta dhe karriera e saj.
“Ajo vjen nga një familje “shumë liberale” muzikantësh (babai i saj ishte këngëtar i grupit ODA, një grup kosovar i muzikës ‘rock’) dhe akademikësh (gjyshi i saj ishte një historian), dhe u rrit kryesisht në Londër, por gjuha e saj e parë është shqipja, dhe ajo është një bij refugjatësh ”, shkruan revista e njohur për artisten shqiptare.
Revista e njohur shkruan për dëbimin e familjes së Duas nga trojet e veta për shkak të gjenocidit dhe rrugëtimin e vështirë në Britani në kërkim të lirisë dhe sigurimit të jetesës.
“Unë mendoj se një gjë që njerëzit nuk e kuptojnë, veçanërisht me situatën e refugjatëve për momentin, është se thjesht askush nuk largohet nga vendlindja, përveç nëse dëshiron të kujdeset për familjen e tij ose janë në kohë krize”, ka thënë këngëtarja me origjinë shqiptare.
“Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin në Kosovë”, është shprehur ndër të tjera Dua teksa ka folur për momentet e para Britani pas largimit nga Kosova.