'Pandemic dress' / This is the stylists' proposal for the situation we are going through
Share

Pandemia e koronavirusit e bëri të detyrueshëm përdorimin e maskës në të gjitha ambientet e mbyllura, si hyrja në dyqane, në qendra tregtare, transport publik etj.
Edhe pse duket sikur është bërë pjesë e veshjes, në jo pak herë njerëzit e harrojnë maskën në shtëpi.
Por për të shmangur këtë problem kanë menduar stilistët.
Ky fustan me një maskë të bashkëngjitur në pjesën e fytyrës, duket se është e ardhmja e modës për sa kohë do të kemi virusin prezent.
Në dukje ky është një fustan i zi mjaft i thjeshtë, por nga ana tjetër është ‘garancia’ që ju nuk do ta harroni më maskën tuaj në shtëpi.